KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Evropa Perëndimore përfshihet nga shira dhe përmbytje
flooding-europe-june3-1

Evropa Perëndimore përfshihet nga shira dhe përmbytje

Disa shtete të Evropës perëndimore janë përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, ndërsa një person ka humbur jetën në Holandë. Policia në qyetin port Roterdam tha se një burrë 45 vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Dyshohet se ai ka vdekur nga vërshimet e ujit në bodrumin e përmbytur të shtëpisë. Franca dhe Belgjika kanë ngritur po ashtu alarmet për mot të paqëndrueshëm. Britanikët gjithashtu po përballen me shira dhe përmbytje në ditën kur po mbahet referendumi për anëtarësinë e këtij vendi në Bashkimin Evropian.