KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Evropa përfshihet nga i ftohti
Mbarë Evropa është përfshirë nga stuhi të forta dimërore me borë e ulje temperatuash. Në Bullgari, u vendos kodi portokalli për shkak të të ftohtit. Rrugët janë bllokuar nga bora e akulli në qarqet veriore dhe lindore. Edhe në kryeqytetin Sofje ka rënë 20 cm borë. Gjëndja është e ngjashme edhe në Rumani, Serbi, Maqedoni dhe Malin e Zi, të cilat kanë vendosur të gjitha alarmin portokalli në zonat më të prekura nga reshjett e borës. Në Maqedoni, në zonën e Mavrovës ra 43 centimetra borë brenda 7 orëve. Greqia ndërkaq vendosi kodin e kuq për shkak të stuhive të forta me rreshej shiu e bore. Brezi i vendeve të përfshira nga reshjet e borës zgjatet deri në Ukraine dhe Rusi. Termonetri gjatë natës ka shënuar temperatura nën zero në gjithë Ballkanin. Përveç vështirësive që sjell në qarkullim, bora ka ofruar edhe pamje mahnitëse nëpër pikat turistike, duke u ofruar të pasionuarve pas natyrës të gjurmojn peizahe të pazakonta.

Evropa përfshihet nga i ftohti