KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Fabulous 2017” ekspozitë nga Helidon Haliti
“Helidon, Fabulous 2017”

“Fabulous 2017” ekspozitë nga Helidon Haliti

Piktori Helidon Haliti, pasi ka rrëmbyer titullin “Mjeshtër i madh” në Bienalen e Hong Kongut i është përkushtuar publikut shqiptar me një ekspozitë krejt personale nën titullin “Helidon, Fabulous 2017”. Në këtë ekspozitë ai sjell disa dhjetëra punime që disa evokojnë ciklet e deritanishme që prej vitit 2009 me simbolika të caktuara.

Një fazë që përmbyll një cikël, por edhe paralajmëruar ciklin e ardhshëm që piktori e zbuloi për ne si një grishje e realitetit të shtrëmbëruar nga mania e dukjes, imazhit në dëm të përmbajtjes.

Në ekspozitën personale do të mund të gjeni simbolet që kanë shoqëruar krijimtarinë e Halitit si Kulla e Ngujimit, Dhia, Gjeli po aq sa edhe autoportreti i artistit. Ekspozita “Helidon, Fabulous 2017” ka gjetur hapësirë brenda një këndi dedikuar për artin nga Panairi Klik Ekspo Group 2016.