KRYEFAQJA » LAJME » Fajman: Vazhdoni reformat!
Fajman: Vazhdoni reformat!

Fajman: Vazhdoni reformat!

Kancelari austriak, Vener Fajman planifikon që si mikpritës i Samitit për Ballkanin Perëndimor, t’i nxisë vendet e rajonit për zbatimin e mëtejshëm të reformave, duke theksuar se edhe Bashkimi Evropian e njeh përparimin e kryer deri tani nëpër këto vende. Me rastin e takimit, që mbahet të enjten më 27 gusht në Vjenë, si vazhdim i Procesit të Berlinit, të cilin e nisi vitin e kaluar kancelarja gjermane Angela Merkel, ai paralajmëroi se konferenca do të angazhohet për luftën kundër papunësisë së të rinjve. “Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor është me rëndësi të madhe”, theksoi Fajmani. Ai shtoi se vendet nga Ballkani Perëndimor tashmë kanë ndërmarrë përpjekje të dukshme, por mbeten ende reforma, para së gjithash në sferën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Në Vjenë do të udhëtojë për samititn edhe kancelarja gjermane Angel Merkel, ndërsa nga ana e BE-se do të jenë të pranishëm përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe të sigurise, Federika Mogerini dhe komisioneri Johanes Han.