KRYEFAQJA » LAJME » Fakulteti Ekonomik rrit bashkëpunimin me një sërë institucionesh
Fakulteti Ekonomik rrit bashkëpunimin me një sërë institucione

Fakulteti Ekonomik rrit bashkëpunimin me një sërë institucionesh

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, që prej tre muajsh, ka standartizuar në marrëveshje bashkëpunimin me një sërë institucionesh. Dekani i këtij fakulteti Profesor Dhori Kule, vlerëson se tashmë kjo përbën domosdoshmeri. “Tashmë Fakluteti Ekonomik në detyrimin e vet, për edukim, kërkim dhe funksion social ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme, si me Kontrollin e Lartë të Shtetit, Bankën Botërore, Ministrinë e Financave, apo Ministrinë e Ekonomisë. Ne jemi të interesuar, por edhe vetë institucionet janë të interesuar të bashkëpunojnë. Kam bindjen se ky bashkëpunim është vetëm për mirë” thotë Profesor Kule për TVSH.
Një nga marrëveshjet e fundit është ajo me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike. Sipas zotit Kule, në terma konkrete bashkëpunimi qëndron në procesin e rekrutimit, të organizimit të konferencave, të trainimit etj.
Orientimi i profesionistëve të ardhshëm bazuar në kërkesat e tregut, por edhe trendin e zhvillimit të tij, siguron jo vetëm punësimin e tyre të sigurtë, por edhe mundësinë e zgjidhjeve efikase dhe eficente të problematikave të ndryshme.