KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Falluxha, forcat irakene marrin kontrollin e godinës së qeverisjes lokale

Falluxha, forcat irakene marrin kontrollin e godinës së qeverisjes lokale

Gjatë operacionit për rimarrjen e qytetit të Falluxhas, forcat qeveritare irakene kanë çliruar godinën kryesore të qeverisjes lokale të qytetit, i cili ndodhet në duart e Shtetit Islamik që nga janari i vitit 2014. Gjeneral Lejtnant Abdul Uahab al-Saadi u shpreh për mediat e huaja se forcat anti-terrorizëm kanë çliruar godinën e këshillit bashkiak të qytetit. Më herët, ata morën nën kontroll zonën industriale të qytetit të Falluxhas, e cila ndodhet rreth 50 kilometra larg Bagdadit.