KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Falluxha, forcat irakiane zmbrapsin sulmin e Shtetit Islamik
falluxha

Falluxha, forcat irakiane zmbrapsin sulmin e Shtetit Islamik

Forcat qeveritare të Irakut në lëvizjen e tyre për në qytetin Falluxha, kanë zmbrapsur një sulm 4 orësh të militantëve të Shtetit Islamik në pjesën jugore të qytetit. Oficerët ushtarakë irakianë thanë se sulmi kishte filluar sot në mëngjes në hapësirën Nuaimiya, ku trupat e Irakut e filluan sulmin e tyre në qytet, një ditë më parë. Pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, kanë përdorur tunelet, kishin vendosur snajperë dhe dërguan 6 makina të mbushura me eksplozivë për t’i goditur ushtarët, por, ushtria i shkatërroi këto makina para se ato të arrinin në cakun e tyre, thanë oficerët. Gjatë luftimeve ka pasur ushtarë të vrarë, por oficerët nuk dhanë detaje. Falluxha, që është 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad, për më tepër se dy vjet është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik.