KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Familja Obama ndez dritat e Krishtlindjeve
familja obama, ndez, dritat e krishtlindjeve

Familja Obama ndez dritat e Krishtlindjeve

Familja Obama ndezi për herë të fundit dritat e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Presidenti Obama bashkëshortja Michelle, vajza Sasha dhe aktorja Eva Longoria ndezën së bashku dritat e pemës së Krishtlindjeve. “Gëzuar festat të gjithëve ju, Eva Longoria, faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Gëzuar Festat të gjithëve kush është këtu sonte dhe të gjithëve që po na shikoni nga shtëpitë. Tani është zyrtarisht koha që ta ndezim këtë pemë”, tha Presidenti në ikje. Siç e do edhe tradita, pema e Shtëpisë së Bardhë shënon zyrtarisht fillimin e festave të fundvitit dhe të fundit për familjen Obama si familja presidenciale.