KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Familja Obama uron Krishtlindjet

Familja Obama uron Krishtlindjet

Presidenti i SHBA Barack Obama dhe Zonja e Parë Michell kanë uruar të gjithë amerikanët për festën e krishtlindjes. Në fjalimin e tyre të fundit vjetor, Obama u shpreh:

“Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve! Një nga pjesët më të mira të sezonit të festave është kalimi i kohës me të afërmit. Dhe për mua  kjo do të thotë të marr ndihmë nga mikja ime më e mirë për fjalimin e përvitshëm të krishlindjes.

Zonja e parë dhe presidenti reflektuan edhe për këto tetë vite në shërbim të popullit amerikan, të cilin e konsideruan një privilegj të veçantë.

“Duke kujtuar fjalimin e parë të krishtlindjeve, kuptoj që Obama kishte vërtetë nevojë për të gjithë ndihmën e dhënë. Kremtimi i festave të fundvitit në shtëpinë e bardhë gjatë këtyre tetë viteve ka qenë një privilegj i madh”, tha Mishel.

Ndersa presidenti Oama u shpreh: Dhe dhurata më e madhe që Michelle dhe unë kemi marrë gjatë tetë viteve të fundit ka qenë nderi dhe privilegji për t’iu shërbyer juve. Së bashku, ne luftuam për të dalë nga kriza me e rëndë në 80 vite që kishte prekur vendin dhe ulëm  papunësinë në nivelin më të ulët në 9 vite. Ne garantuam  sigurim shëndetësor per njëzet milionë amerikanë, kemi bërë Amerikën më të respektuar në mbarë botën.

Presidenti dhe Zonja e Parë nuk harruan të falenderojnë trupat amerikane dhe familjet e tyre po ashtu. Ky ishte fjalimi i fundit i çiftit Obama para se presidenti i zgjedhur Donald Trump të ulet në detyrë në janar.