KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar, shërbesë përkujtimore
Unidentified relatives and friends of passengers who were flying in an EgyptAir plane that vanished from radar en route from Paris to Cairo react as they wait outside the Egyptair in-flight service building where relatives are being held at Cairo International Airport, Egypt May 19, 2016.      REUTERS/Amr Abdallah Dalsh 4637#Agencia Reuters

Familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar, shërbesë përkujtimore

Familjarët e viktimave egjiptianë të avionit të linjës Paris-Kajro që u rrëzua të enjten në Mesdhe, u mblodhën sot në një shërbesë përkujtimore për të dashurit e tyre në një hotel në kryeqytetin e Egjiptit. Hetuesit francezë lajmëruan se kanë të dhëna që në kabinën e avionit është sinjalizuar tym para rrëezimit të tij, ndërsa kutitë e zeza janë gjetur dhe po analizohen për të kuptuar më shumë mbi shkakun e rrëzimit. Hetuesit egjiptianë nga ana e tyre thanë se është ende herët për të folur për shkakun e rrëzimit. Nuk përjashtohet as pista terroriste dhe as ajo e një defekti teknik. Operacionet e kërkimit në det ende vazhdojnë ndërkohë që familjarët presin trupat e njerëzve të tyre të afërt.