KRYEFAQJA » LAJME » Farmacitë, jo më pak se 20 metra larg nga institucionet shëndetësore publike
Asnjë farmaci në distancë jo më pak se 20 metra nga institucionet shëndetësore publike

Farmacitë, jo më pak se 20 metra larg nga institucionet shëndetësore publike

Duke filluar që sot, asnjë farmaci nuk mund të jetë në një distancë më pak se 20 metra nga institucionet shëndetësore publike. Asnjë subjekt farmaceutik nuk do të mund të përfitojë kontratë me Fondin nëse është në hetim apo deri në përfundim të plotë të hetimeve. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka rrëzuar padinë e ngritur nga Urdhri i Farmacistit ndaj Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në padinë e tij, UFSH-ja kundërshtonte kriteret qe Fondi ka vendosur per distancën jo më pak se 20 metra që farmacitë duhet të kenë nga kufiri i jashtëm i institucionit shëndetësor publik; sipërfaqen e shfrytëzueshme prej 50 m2 që duhet të kenë farmacitë që lidhin kontratë për herë të parë me Fondin; si dhe zgjidhjen e kontratës me farmacitë të cilat janë në hetim . Ky vendim pritet të çoje në mbylljen e shumë farmacive ose në vazhdimin e aktivitetit të tyre pa kontratë me fondin duke i përjashtuar kështu automatikisht nga e drejta e përfitimit të barnave të rimbursueshme.