KRYEFAQJA » LAJME » FATION PLAKU, FOTOGRAFI-ALPINIST UNIK

FATION PLAKU, FOTOGRAFI-ALPINIST UNIK

Nuk ka një tjetër shqiptar si ai; që të shkelë nga maja më e lartë të botës, në Everest, e të mos lërë majë e gërxhe e liqene e lumenj të Shqipërisë pa mbërritur, por të bëjë njëkohësisht kudo edhe foto nga më profesionialet, Fation Plaku ka studiuar shkenca politike, punon prej shumë vitesh në ambasadën amerikane, por pasion të parë ka fotografinë. Me të gjitha fotot që ka realizuar në jetën e tij, do të bëjë edhe një album. “U bë vite që po punoj për këtë album po besoj se ktë vit do ta nxjerr në treg. Janë vendet më aventureske në shqipëri ku përfshihen malet, kanionet, liqenet, lumenjt”tha Plaku.

Falë Fationit kemi foto edhe nga zona, që vetë nuk i njohim apo nuk para i kemi shkelur në vendin tonë. “Kanë qënë shumë të tillë përpara meje por me teknologjinë që ka hyrë vitet e fundit janë foto që mund të vijnë për herë të parë. Janë Currë e epërm, Nikë e Mërtur që janë vende të pa promovuara, Çajupi, Sheper, Progonati, malin e Mërçkës”theksoi ai.

Një nga udhëtimet më magjepsëse e ka pasur në Afrikë. “Udhëtimi në Afrikë ka qënë një ndër udhëtimet e mija më të bukura, kam ngel i surprizuar ose më saktë kam rënë në dashuri me Afrikën sepse unë kërkoj që të ngjis 7 majat e 7 kontinenteve, deri tani kam ngjitur 4. Kilimanxharo ishte maja e katërt që ngjita” tha Plaku.

Por si ia del të investojë për teknologjinë fotografike e të bëjë kaq shumë udhëtime? Ai tha se “Duke pasur një pagesë të mirë të punës ku jam”.

Sfida e udhëtimit të radhës? “Janë tre majat e tre kontinenteve që më kanë ngelur, është Antarktida, Alaska dhe Australia”përfundoi Plaku.