KRYEFAQJA » LAJME » Fatmir Mediu në Berlin
fatmir mediu, takim, berlin, gjermani

Fatmir Mediu në Berlin

Në takimin e Bundestagut Gjerman ku mori pjesë si i ftuar nga homologët e tij, kreu i PR Fatmir Mediu , u shpreh se korrupsioni, krimi dhe kriza ekonomike po ngadalësojnë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë pavarësisht mbështetjes së dhënë nga Gjermania dhe vendet e tjera të BE. Edhe në takimet e tjera që zhvilloi me deputetë të parlamentetit gjerman, u vu theksi tek nevoja e krijimit të një kulturë politike bashkëpunuese çka do të lejonte miratimin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjit për dekriminalizmin. Zgjedhjet , dhe përmbushja e standarteve janë nënvizuar nga deputetët gjermanë nje detyrim parësor i qeverisë.Ata thane se Gjermania do të ndjekë me vëmendje jo vetëm miratimin e reformës elektorale, por do të vëzhgojë edhe zbatimin e saj.