KRYEFAQJA » LAJME » Fatmir Mediu; Sistemi duhet të jetë proporcional
fm

Fatmir Mediu; Sistemi duhet të jetë proporcional

Në tryezën e opozitës është hedhur ideja për të ndryshuar sistemin zgjedhor.Për aleatin e Partisë Demokratike, Kryerepublikanin Fatmir Mediu,sistemi duhet të jetë proporcional-rajonal,por që të ketë brenda edhe atë mazhoritare. Që do të thotë, që zgjedhësit e zonës të njohin deputetin që i perfaqëson interesat e tyre në kuvend, dhe jo kryetarin e Partisë.Megjithatë për Mediun, edhe brenda këtij sistemi ka element të rëndësishëm, sikundër janë listat e hapura apo korrektimi kombëtar. Idetë që janë ende në fazën e diskutimit, për tu kthyer në realitet, kërkojnë ndryshime kushtetuese. Meqënese kushtetuta pritet të ndryshojë për reformen në drejtsi, per Mediun ky proces është I mundshëm edhe për reformën zgjedhore. Ndoshta me kushtetutë shton Mediu,mund të sanksionohet edhe deformimi i vullnetit qytetar, nga deputetë që ndryshojnë subjektin politik. Rrisk ky që zakonisht I ndodh opozitave, ku eksperienca parlamentare ka treguar se deputet të caktuar opozitare me vullnet personal janë rreshtuar në kampin e mazhorancave.