KRYEFAQJA » LAJME » Faza e dytë e luftës ndaj informalitetit, njoftohen 23 mijë biznese të vetkorrigjohen

Faza e dytë e luftës ndaj informalitetit, njoftohen 23 mijë biznese të vetkorrigjohen

Administrata tatimore fton sipërmarrjen të vetkorrigjohet në kohë, në kuadër të fazës së dytë të luftës ndaj ekonomise informale, e cila për herë të parë sjell një qasje të re në komunikimin mes administratës dhe biznesit. Në një intervistë për televizionin publik shqiptar, drejtoresha e drejtorisë së menaxhimit të riskut në tatime, Anora Topi, thotë se bizneset e evidentuara me risk nga sistemi kanë kohë nga 2 javë deri në 1 muaj, pas njoftimit që i është bërë. Sistemi i përdorur ka nxjerr në pah 8 tipologji të ndryshme risku, por ajo që për tatimet konsiderohet si me riskun më të lartë është deklarimi. Në bazë të proçedurave, nëse tatimpaguesi nuk i përgjigjet në kohë vetkorrigjimit për të cilin është alertuar, atëherë do të jetë subjekt kontrolli nga inspektorët.