KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FBI publikon dokumente mbi një hetim të mbyllur nga ish presidenti Klinton
FBI publikon dokumente mbi një hetim të mbyllur nga ish presidenti Klinton

FBI publikon dokumente mbi një hetim të mbyllur nga ish presidenti Klinton

Një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka publikuar më shumë se 100 faqe dokumente në lidhje me një hetim të mbyllur rreth vendimit të ish presidentit Bill Clinton për të falur një person që kishte shmangur miliona dollarë taksa, gati dhjete vjet me pare . Në faqen e saj në twitter, FBI-ja ka hedhur 129 faqet bombastike në lidhje me hetimin e Mark Riç, një ish-tregtar i cili ishte dënuar për evazion fiskal dhe u fal nga ish-presidenti Klinton, në ditën e tij të fundit në detyrë, në vitin 2001. Hetimi u mbyll në vitin 2005 dhe nuk u ngritën akuza kundër Bill Klinton. Një zyrtar i FBI-së ka thene per CNN se publikimi ishte një përgjigje ndaj kërkesës për lirinë e informacionit. Vendimi u kritikua nga sekretari i shtypit të zonjës Klinton, Brajan Fallon ndersa pyeti nëse FBI-ja do të publikonte dokumente të vjetra mbi rivalin e saj, republikanin Donald Trump. Publikimi vjen ndërsa bashkëshortja e ish presidentit Klinton, Hillari është kandidatja kryesore për postin e presidentit në zgjdhjet presidenciale që pritet të mbahen më 8 nëntor.