KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FBI publikon dokumentet mbi hetimin e Hillary Clinton
EPA/PETER MACDIARMID / POOL
EPA/PETER MACDIARMID / POOL

FBI publikon dokumentet mbi hetimin e Hillary Clinton

FBI ka bërë publike dosjen hetimore për kandidaten demokrate për Presidencën e SHBA-ve Hillary Clinton në lidhje me çështjen e email-eve. Gjatë marrjes në pyetje në muajin korrik të këtij viti, Clinton i tha FBI-së se kishte përdorur një server personal për email-et kur ishte Sekretare e Shtetit “për lehtësi” gjatë punës. Pas verifikimeve, FBI mbylli hetimet ndaj kandidates demokrate. Në materialin e publikuar nga FBI, paraqitet marrja në pyetje e Hillary Clinton si dhe një përmbledhje e hetimit për këtë çështje. Dokumentet ofrojnë informacion të detajuar të rolit të Clinton gjatë hetimit 1-vjeçar të FBI-së, nëse ajo apo ndihmësit e saj kanë shkelur ligjin duke përdorur një server privat për të dërguar emaile në lidhje me punët shtetërore duke përfshirë edhe çështjet e klasifikuara. Gjatë mbajtjes së detyrës së sekretares së shtetit, ajo ka përdorur 13 pajisje elektronike të lëvizshme, disa prej të cilave jane shkatërruar ndërsa të tjerë nuk mund të lokalizohen.