KRYEFAQJA » LAJME » Fëmijët jetimë jo më në qëndra rezidenciale,do dërgohen pranë familjeve kujdestare
Fëmijët jetimë jo më në qëndra rezidenciale,do dërgohen pranë familjeve kujdestare

Fëmijët jetimë jo më në qëndra rezidenciale,do dërgohen pranë familjeve kujdestare

Të bashkohet me motrat e vëllezërit e të jetoje sëbashku me prinderit në një shtëpi të madhe është endrra e 9 vjeçares dhe e shumë fëmijëve të tjerë që banojnë në shtëpinë e fëmijës ”Zyber Hallulli”. Pamundësia ekonomike e ka detyruar të atin ti strehoje fëmijët në qendrat rezidenciale të përkujdesit të fëmijëve , për ti rimarrë pasi të ketë gjetur një punë e të ketë siguruar ardhura të mjaftueshme për ti mbajtur.

Ministri i Mirëqënies sociale dhe Rinisë Blendi Klosi në ditën ndërkombëtare të jetimeve tha se shpejti fëmijët jetim nuk do të strehohen më në qendrat rezidenciale, por do të dërgohen pranë familjeve kujdestare, për tu rritur në një atmosferë të ngrohtë, me dashuri, mirëkuptim dhe mbrojtje.

Kujdestarët e qendrave rezidenciale do ti nënshtrohen një testi të përvitshëm me qëllim për të garantuar sigurinë e përfitueseve të këtyre insticioneve.