KRYEFAQJA » LAJME » Fëmijët me sindromën “Down”

Fëmijët me sindromën “Down”

Të kesh një fëmijë me sindromën Down nuk është vetëm një sfidë e jashtëzakonshme shpirtërore. Sakrifica fizike e ekonomike për familjet që kanë fatin të kenë një fëmijë të tillë shkon përtej të mundshmes. Por jo të gjithë jetojnë në Tiranë …e në këto raste çdo gjë bëhet shumë më e vështirë. Sot në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi , ishte pranë kësaj qëndre që ofron trajtim falas për këta fëmijë nga ku bëri të njohur mbështetjen për 6 projekte në ndihmë të tyre. Por përsëri ajo çfarë realisht ofrohet për ta mbetet shumë larg asaj çka premtohet në letra.