KRYEFAQJA » LAJME » Fëmijët në situatë rruge
femijet ne rruge situate lypin blendi klosi ndihme sociale

Fëmijët në situatë rruge

Janë rreth 2527 femijë që lypin rrugëve dhe shfrytëzohen në mënyra të ndryshme. Vetëm në kryeqytet numri i tyre shkon në 700. Nga një vëzhgim që bëmë me kamerën tonë në Tiranë vumë re se ata kanë braktisur shkollën për tju përkushtuar punës.

 

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i bëri thirrje të gjithë qytetarve të raportojnë rastet e femijëve që shfrytëzohen, për ti strehuar në institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror.

Në këto institucjone fëmijët kanë mundësi të marrin ndihmën emergjente, ushqim, veshmbathje si dhe ndihmë ligjore e mjeksore.