KRYEFAQJA » LAJME » Fëmijët, të rrezikuar nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike
5121

Fëmijët, të rrezikuar nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë gjatë dhjetë vjeçarit të fundit, dhe sidomos i telefonave ka ndikuar në rritjen e përdoruesve të tyre.
Pajisjet e reja të teknologjisë, janë joshëse për të gjithë, përfshirë edhe të rinjtë dhe fëmijët. Megjithatë ekspertët, tërheqin vërejtjen se ekspozimi i gjatë para ekranit qoftë të një telefoni, kompjuteri apo televizori, mund të bartë pasoja për shëndetin e fëmijëve.
Edhe pse nuk ka ndonjë protokoll se sa orë do duhej të qëndronin fëmijët para ekranit, në mënyrë që të mos dëmtohen sytë, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që ekspozimi i tepërt ka efekte negative.
Çdo fëmijë duhet të kontrollohet te mjeku okulist përkatës për ta përcaktuar a ka ndonjë nevojë që të korrigjohet me syze dhe me kohën e nevojshme të zgjidhet problemi. Nëse fëmija ka kësi problemesh dhe kalon një kohë të gjatë para ekraneve, dëmtimi tek ai është më i madh”.
Një tjetër çështje është rrezatimi direkt i ekranit në sytë e fëmijëve, arsyje tjetër kjo për shkak të së cilës nuk preferohet që një pjesë e madhe e kohës të kalohet para ekranit.
Ndërkaq sa i përket anës psikologjike, qëndrimi para ekranit, sipas psikologëve sjell pasoja mjaft të mëdha.