KRYEFAQJA » LAJME » Ferizaj, ish-imami dhe 6 të tjerë dënohen me 42 vjet burg
Denimi-637x373

Ferizaj, ish-imami dhe 6 të tjerë dënohen me 42 vjet burg

Një gjykatë në Ferizaj, shpalli fajtorë dhe dënoi me nga tre deri në dhjetë vjet heqje lirie, shtatë shqiptarë të Kosovës të akuzuar për përfshirje në veprat që lidhen me terrorizmin. Gjykata e shpalli fajtor imamin Zeqirja Qazimi për veprat penale të rekrutimit për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie. Gjashtë persona të tjerë u dënuan me nga tre deri në tetë vjet heqje lirie për veprat peanle rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe për veprën penale armëmbajtje pa leje. Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Jetmir Kyqyku, pjesë e grupit të dënuar sot akuzohen se u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale. Akuza e ngarkon Zeqirja Qazimin, se duke e keqpërdorur pozitën e tij si Imam në xhaminë “El-Kuddus” në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim meis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupeve tjera që jetojnë në Kosovë. Që nga viti 2013, autoritetet në Kosovë kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza.