KRYEFAQJA » LAJME » Fermerët në Lushnje përfitojnë sigurimin e serave nga katastrofat natyrore
Rreth 757 fermerë në Lushnje përfitojnë çertifikatën e sigurimit të serave nga katastrofat natyrore

Fermerët në Lushnje përfitojnë sigurimin e serave nga katastrofat natyrore

757 fermerë në rrethin e Lushnjës kanë arritur të përfitojnë sigurimin e serave. Mbrojtja e sektorit të bujqësisë nga katastrofat natyrore, është hapi i parë që përfitohet nga fermerët e Krutjes. Dhënia e çertifikatave të sigurimit është kryer nëpërmjet një ceremonie ku ishte i pranishëm, ministri i bujqësisë, Edmond Panariti. Ministri Panariti e ka quajtur moment historik, arritjen e sigurimeve të serave me konstruksion në bujqësi. Fermerët të cilët përfituan sigurimin e serave, shprehen se ndihen më të sigurt me financimet e tyre, por kërkojnë nga shteti edhe mbështetje edhe në sigurimin e fidanëve dhe farërave bujqësore.