KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Fest 54, përzgjidhen këngët e natës finale
Fest 54, përzgjidhen këngët e natës finale

Fest 54, përzgjidhen këngët e natës finale

Nata e dytë e Festivalit të 54-t të Këngës në RTSH ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme e muzikës së lehtë shqiptare. 15 këngët e përcjella për publikun ishin një vlerë e shtuar e fondit muzikor shqiptar. Ashtu si dhe këngët e natës së parë, ato u përkisnin rrymave të ndryshme muzikore dhe u sollën me mjeshtëri nga këngëtarët e ftuar. Juria profesionale ndërkaq ka përzgjedhur 22 këngë që do të paraqiten ditën e djelë në natën finale. Midis tyre është edhe kënga fituese e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Suedi. Disa prej këngëve korrën duartrokitje të shumta, ndaj është e vështirë të vesh gishtin tek fituesi, thanë specialistët e muzikës që po ndjekin festivalin.

Një nga momentet mbresëlënëse të natës së dytë ishte kolazhi me disa nga hitet më të njohura të rrokut shqiptar në vite.

Nata e tretë e festivalit do të mund të ndiqet drejtëpërdrejtë jo vetem në rrjetin e kanaleve RTSH, por edhe faqen zyrtare të Eurovisionit.

Finalistët

1. Sigi Bastri – Engjëll i lirë
2. Rezarta Smaja & Klodian Kaçani – Dashuri në përjetësi
3. Dilan Reka – Buzëqesh
4. Adrian Lulgjuraj – Jeto dhe ëndërro
5. Erga Halilaj – Monolog
6. Evans Rama – Flakë
7. Jozefina Simoni – Një det me ty
8. Egert Pano – Mos ik
9. Genc Tukiçi – Sa të dashuroj
10. Kozma Dushi – Një kafe
11. Luiz Ejlli – Pa mbarim
12. Teuta Kurti – Në sytë e mi
13. Besa Krasniqi – Liroje zemrën
14. Nilsa Hysi – Asaj
15. Kristi Popa – Ajo çfarë ndjej
16. Flaka Krelani – S’je për mu
17. Enxhi Nasufi – Infinit
18. Lindi Islami – Për një mrekulli
19. Florent Abrashi – Të ndjek çdo hap
20. Eneda Tarifa – Përrallë
21. Renis Gjoka – Ato që s’ti them dot
22. Aslajdon Zaimaj – Merrmë që sot