KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Fest 55, sot afati i fundit i dorëzimit të këngëve
Fest 55, sot afati i fundit i dorëzimit të këngëve

Fest 55, sot afati i fundit i dorëzimit të këngëve

Organizatorët e Festivalit të 55-të të këngës në RTSH shprehin kënaqësinë për angazhimin  deritanishëm të artistëve për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme artistike që do të zhvillohet në fund të muajit dhjetor. Ata ndërkohë njoftojnë se afati i fundit i dorëzimit të këngëve është dita e hënë, 24 tetor. Konkurrentët janë të lutur të dorëzojnë këngën bashkë më bazën e regjistruar në CD pranë ambienteve të Radio Tiranës. Kush është larg, mund ta nisë këngën, tekstin, si dhe emrat e autorëve në adresën: rtshfestivali@gmail.com. Këngëtarët që dorëzojnë këngën me e-mail, duhet të plotësojnë emrat e autorëve të këngës, kontaktin e këngëtarit dhe teksin e këngës, në një dokument të veçantë në “word”.