KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » FEST ’55, sot në mbrëmje shpallen emrat e konkurentëve
FEST '55, në mbrëmje mësohen emrat e konkurentëve

FEST ’55, sot në mbrëmje shpallen emrat e konkurentëve

Organizatorët e Festivalit të 55-të të Këngës në Radio-Televizion, pritet të publikojnë sot në mbrëjme, në edicionin qëndror të lajmeve në RTSH, emrat e 24 artistëve që do të garojnë në festivalin më të vjetër të muzikës së lehtë shqiptare. Përzgjedhja e tyre është bërë mes shumë krijimesh që u ofruan nga krijues nga Shqipëria, por edhe më gjerë. Fituesi i Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, që do të mbahet në Kiev të Ukrainës.
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar në përvjetorin e 55-të të tij, vjen me strukturë dhe një konceptim tërësisht të ri. Organizatorët e festivalit synojnë rikthimin e besimit të publikut, por edhe të vetë krijuesve për këtë aktivitet që qëndron në themelin e traditës së muzikës së lehtë shqipe.