KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festa e Birrës në Korçë, Muzikë dhe shije feste

Festa e Birrës në Korçë, Muzikë dhe shije feste

10 vjetori i Festës së Birrës në Korçë është shënjuar nga një atmosfere e rrallë atje. Si çdo vit argëtimi është kryefjalë e këtij eventi të shndërruar në festën më të dashur të korçarëve dhe jo vetëm pasi të shumtë janë vizitorët vendas dhe të huaj që vijnë të provojnë shijet e ndryshme të birrës dhe gatimin tradicional.

Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo duke shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e mijëra dashamirësve të birrës i ka ftuar të vizitojnë edhe vendet atraktive të qytetit sidomos pazarin e vjetër ku edhe janë shtrirë festimet.

I gjithë qyteti për pesë ditë me rradhë është shndërruar në një beer zone duke ofruar argëtim në çdo kohë.

 Nuk kanë munguar përfaqësitë diplomatike të cilët kanë shijuar festën dhe gatimet tradicionale korçare. Ndërkohë në skenë janë ngjitur këngëtarët më në zë si Valon Shehu, Era rusi , Eugen Bushpepa ndërkohë që në netët e tjera do të jenë edhe këngëtarët Alban Skenderaj, Flori Mumajesi, vëllezërit Prifti, Juliana Pasha, Aleksander Gjoka dhe shumë artistë të tjerë të cilët do të ndezin skenën e vendosur tek sheshi përballë stadiumit Skënderbeu të këtij qyteti .