KRYEFAQJA » LAJME » Festa e Kaninës vjen për të tretin vit rradhazi
festa e kanines, kanine, vlore,

Festa e Kaninës vjen për të tretin vit rradhazi

Kanina, fshati që qëndron si ballkon mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme mbi qytet, për të tretin vit rardhazi organizon festën e tij. Festa e fshatit, përqëndruar në kalanë e Kaninës në një nga zonat më të mrekullueshme dhe historike të Vlores, ka mbledhur banorë të fshatit si dhe turistë. Kënga dhe vallja e zonës përbënin repertorin e koncertit ku nuk mungonin këngetarët e ftuar. “Të jesh në Kaninë dhe kalanë e saj, mbi rrënojat e një historie kaq domethënëse, ndihem i ndëruar që jam pjesë e festës së fshatit Kaninë”, është shprehur kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Qyteti i Fortifikuar i Kaninës është ngritur aty nga shekulli i IV p.e. sonë. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndërtimi që shtrihen në dy periudha, në përiudhen antike si dhe në atë të periudhës mesjetare. Në antikitet kemi mbeturinat e murit ilir, gjurmët e të cilit u zbuluan në të gjitha anët e kështjellës.