KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festa e Libohovës
festa libohove, tradita libohove, tradita shqiptare, gatime, kercime, argetim

Festa e Libohovës

Qyteti i Libohovës dhe rrethinat e tij mbartin vlera të paçmuara të trashëgimisë kulturore dhe ne do të punojmë për promovimin dhe restaurimin e tyre”. Kështu është shprehur ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, e pranishme në festën popullore “Tradita libohovite”. Sipas ministres Kumbaro, në muajin shtator do të nisë zbatimi i projektit për ndriçimin dekorativ të kalasë së Libohovës, restaurimin e kishës së Labovës së Kryqit, etj.  Festa popullore “Tradita libohovite” organizohet çdo verë në këtë qytet. Ajo mbledh libohovitë nga zona të ndryshme të vendit si dhe nga jashtë kufijeve. Kjo festë shërben edhe për të promovuar vlerat turistike të Libohovës, kulinarinë tradicioanle si dhe prodhimet bio të kësaj zone.