KRYEFAQJA » LAJME » Festa e reformës, ndërkombëtarët falenderojnë popullin, Rama paralajmëron beteja të reja
Festa e reformës, ndërkombëtarët falenderojnë popullin, Rama paralajmëron beteja të reja

Festa e reformës, ndërkombëtarët falenderojnë popullin, Rama paralajmëron beteja të reja

Cermonia e organizuar të enjten në Tiranë nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar me rastin e miratimit të Rrefomës në Drejtësi, ka qenë një tjetër rast që ndërkombëtarët dhe Tirana zyrtare të shprehin vlerësimet e tyre për ecurinë e deritanishme, por edhe sfidat e së ardhmes, ndërsa opozita e djathtë nuk mori pjesë.
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, të cilit bashkë me ambasadoren e BE Romana Vllahutin u dedikohet më së shumti ky hap historik, tha se fitorja i takon popullit shqiptar. “Historia do të regjistrojë shumë heronj dhe antiheronj nga javët e fundit të debatit për reformën në drejtësi. As një hero nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë” tha zoti Lu. “Mijëra njerëz e kanë kërkuar reformën në drejtësi, qytetarët janë mbledhur me pankarta në duar para Parlamentit dhe kërkonin reformen ne drejtesi. Ndërsa mercedezët dhe BMW e zeza me ajër të kondicionuar kalonin përpara tyre. Ata ishin studentë, pensionistë dhe të papunën optimist që besonin ende në këtë vend. Kërkonin drejtësi. Urime popullit shqiptar, ky është suksesi juaj” tha ambasadori amerikan Donald Lu.
Ambasadorja Vllahutin gjeti rastin të vlerësonte ndër kontributorët edhe median shqiptare. “Dëshiroj t’ju falenderoj për punën që keni bërë për këtë reformë, për ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për personelin e Kuvendit. Falenderoj median që na ka mbëshetur, falenderoj komisionin e Vencias i cili është udhërëfyesi ynë. Për mua ky rast është jo vetëm festimi i diçkaje që ka filluar, por edhe fillimi i punës për miratimin e ligjeve” paralajmëroi ajo.
Kryeministri socialist Edi Rama, i cili u përfshi tërësisht në polemikat për miratimin e reformës, vlerësoi se “Këtu ka fituar Shqipëria, dhe Shqipëria është më e madhe se cilido prej nesh”. Por zoti Rama paralajmëroi se “…rruga e kësaj reforme kaq radikale nuk është më e lehtë, tani që kaloi reforma kushtetues, por do të jetë e vështirë çdo hap, qoftë me 7 ligjet urgjente, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre dhe me dhjetera ligje që janë në planin e punës kolosale, çdo hap do të jetë në beteje. Reformë pa betejë nuk ka” tha zoti Rama.
Kreu i parlamentit Ilir Meta gjeti rastin të falenderonte në mungesë opozitën shqiptare. “E falenderoj opozitën, sepse ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mospërfshirjen në realizimin e një reformë tjetër, atë administrative territoriale, edhe pse me vonesë ajo u përfshi dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e drafteve”. “Unë e kuptoj ndonjëherë kur opozita kërkon tension, por nuk besoj kurrë se është interesi i mazhorancës dhe i qeverisë që ti përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Nuk fitojmë asgjë në rast se opozitën e detyrojmë të duket më keq” tha zoti Meta i cili ndikoi mjaftë në arritjen e konsensusit maksimal mes palëve.