KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festa e verës në Japoni
Festa e verës në Japoni
EPA/TOMOFUMI NAKANO

Festa e verës në Japoni

Japonia shënoi fillimin e verës me festivalin tradicional Gion. Qyteti ku përqëndrohen festimet është Kiotoja, ku rrugët ofrojnë për 10 ditë shfaqje shumëngjyrëshe dhe shpalosin traditën e vjetër japoneze. E veçanta e festivalit është tërheqja nëpër rrugë e 23 karrocave në të cilat qëndrojnë personazhe të veshura me rroba popullore dhe të zbuluara me fenerë dhe stoli tradicionale. E gjithë festa shoqërohet edhe me muzikën popullore të quajtur Gionbajashi. Festivali Gion konsiderohet si një nga festat më të mëdha popullore në Japoni.