KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Festa kombëtare e Francës, marshim tradicional në “Shamp Elize” dhe spektakël ajror
4.Bastille-Day-air-show

Festa kombëtare e Francës, marshim tradicional në “Shamp Elize” dhe spektakël ajror

Francezët festojnë sot Ditën e Bastijes, festa e tyre kombëtare që simbolizon triumfin e Revolucionit Francez mbi monarkinë rreth 227 vite më parë. Si çdo vit, në Shamp Elize po zhvillohet parada madhështore ushtarake, e cila ndiqet edhe nga zyrtarë të lartë botërorë. Në paradën e këtij viti morën pjesë edhe trupa nga Australia dhe Zelanda e Re, për të përkujtuar 100-vjetorin e pjesëmarrjes së tyre në betejën e Somme-s. Në paradë marrin pjesë më shumë se 200 automjete, 55 avionë dhe 30 helikopterë. Rreth 11 mijë e 500 forca policore po mbikqyrin sigurinë e aktivitetit. Kjo është parada e fundit ku Fransua Hollond merr pjesë si president i Francës, pasi vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Mes të ftuarve të rëndësishëm, është edhe Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri, si dhe kryeministri i Zelandës së Re, Xhon Kei.