KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festivali i 4-ët Ndërkombetar i Kitares në Tiranë

Festivali i 4-ët Ndërkombetar i Kitares në Tiranë

“Brenda çdo kitare, fshihet një histori shkëlqyese….” me këtë frymë Festivali Ndërkombëtar i Kitares mbledh për të katërtin vit në Tiranë virtuozët e këtij instrumenti. Teksa kitara trofe që do ti jepet fituesit të ketij konkursi është tashmë në qendër të skenës së universitetit të arteve, Admir Doci kitarristi dhe frymëzuesi i këtij kompeticioni rrëfen risitë e këtij edicioni. Përtej koncerteve të profesorëve të mirënjohur nga universitete prestigjioze si ai i Vjenës, Zyrihut, Athinës dhe Bangkokut për të nxitur dëshirën drejt këtij instrumenti. Gjatë katër ditëve të festivalit do të ketë edhe masterklase me studentë të muzikës. Programet e koncerteve gjatë festivalit ofrojnë një dinamikë nga pjesët klasike për kitare tek kompozime eksperimentale bashkëkohore. Mbrëmja e parë e festivalit i rezervohet kompozitorit dhe kitaristit Vlatko Stefanovski e më pas isntrumentistit virtuoz nga Gjakova, Agron Peni, një talent brilant i brezit të ri të kitaristëve shqiptarë.