KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festivali i Këngës në RTSH – Fest 55, strukturë dhe konceptim tërësisht të ri
FEST '55, në mbrëmje mësohen emrat e konkurentëve

Festivali i Këngës në RTSH – Fest 55, strukturë dhe konceptim tërësisht të ri

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar në përvjetorin e 55-të të tij vjen me strukturë dhe një konceptim tërësisht të ri. Organizatorët e Festivalit që qëndron në themelin e traditës së muzikës së lehte shqipe publikuan para mediave dhe artisteve konceptimin strukturor dhe përmbajtsor që synon rikthimin e besimit të publikut por edhe të vetë krijuesve.

Sipas drejtorit të festivalit Rezart Aga mbështetja tek struktura e re e 5 producentëve do të krijojë një bazament përzgjedhës cilësor që u është besuar kompozitorëve të njohur Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Gent Rushi, Florent Boshnjaku dhe Bojken Lako. Këngët që do të marrin pjesë në këtë edicion jubilar do të jenë vetëm 24.

Ndërkaq drejtori i festivalit Aga shpjegon formulën e re të jurive që duket se është pritur mirë edhe nga artistët. Organizatorët, ndër ta edhe skenaristja e këtij edicioni Melsi Qirici, u kanë bërë të ditur artistëve që aplikimet do të mbyllen me 24 tetor. Ndërkohë i ftuan ata të kontribojnë me materiale cilësore për një kompeticion të drejtë artistik dhe jo thjesht si trofeu që të dërgon më tej si përfaqësues në Eurosong.