KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Finalja e Festivalit të 54-ët të Këngës në RTSH, do të transmetohet dhe në faqen e Eurovisionit
festivali i kenges nata finale eurovision livestream

Finalja e Festivalit të 54-ët të Këngës në RTSH, do të transmetohet dhe në faqen e Eurovisionit

Në Tiranë nis të premten Festivali i 54-ët i Këngës në RTSH, aktiviteti më i vjetër i muzikës së lehtë shqiptare. Të gjitha netët e festivalit mund t’i ndiqni drejtëpërdrejtë në valët e RTSH si dhe në livestream në adresën www.rtsh.al. Fituesi i këtij festivali, sikurse është bërë traditë, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, që vitin e ardhshëm mbahet në Suedi. Eshtë kjo arsyeja që nata e tretë e Festivalit të 54-ët të Këngës në RTSH do të transmetohet drejtpërsedrejti edhe në faqen zyrtare të Eurovisionit. Të gjithë dashamirësit e muzikës europiane do të kenë mundësinë ta ndjekin në linkun e mëposhtëm garën për këngën fituese nga Shqipëria.

Klikoni në Livestream Eurovision për të parë finalen e Festivalit të Këngës

http://www.eurovision.tv/page/webtv?program=177933