KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festivali i xhazit organizohet për të pestën herë në shqipëri
Festivali i xhazit organizohet për të pestën herë në shqipëri

Festivali i xhazit organizohet për të pestën herë në shqipëri

Festivali Ndërkombëtar i Xhazit nis për të pestën herë rrugëtimin e tij në Shqipëri. Shtatë grupe muzikore nga vende të ndryshme të botës do të performojnë në Tiranë, Sarandë, Shkodër dhe Fier muzikën e krijuar nga vetë ata, një risi kjo e këtij edicioni, sipas producentit Valmir Xoxa.

Një tjetër element i ri i këtij edicioni jubilar, sipas drejtorit artistik Genti Rushi, është përfaqësimi i Shqipërisë me tre grupe muzikore si dhe mosha e tyre e re.

Festivali organizohet mes datave 19 dhe 23 korrik.