KRYEFAQJA » LAJME » Festohet 1 qershori, në QSUT shfaqen “Batman” , “Spiderman”, “Ironman” dhe “Hulk”
Festohet 1 qershori, në QSUT shfaqen “Batman” , "Spiderman”, “Aironman” dhe “Hulk”

Festohet 1 qershori, në QSUT shfaqen “Batman” , “Spiderman”, “Ironman” dhe “Hulk”

Festimet e 1 qershorit sot, veç gëzimit dhe haresë për fëmijët, kanë ofruar edhe surpriza. Veçanërisht ato u janë rezervuar fëmijëve të cilët gjenden të shtruar përkohësisht në spitalin e pediatrisë në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Vogëlushët e sëmurë janë befasuar, por edhe gëzuar, kur në dritaret dhe dhomat e tyre janë shfaqur me dhurata heronjtë e tyre më të dashur, “Batman” , “Spiderman”, “Ironman” apo “Hulk”. Kanë qenë trupat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë shqiptare të cilët kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të festuar bashkë me fëmijët. Efektivë të reparteve të ndryshme kanë dhuruar me këtë rast edhe logon e Policisë së Shtetit me mbishkrimin “Ti je heroi ynë” dedikuar fëmijëve në këtë ditë feste. I pranishëm në këtë ceremoni tejet të veçantë, ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai është bërë pjesë e festës dhe ka takuar fëmijët dhe prindërit e tyre në ambientet e spitalit.