KRYEFAQJA » LAJME » Festohet 60-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Austri
shqiperi-austri

Festohet 60-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Austri

60 vjet më parë, Shqipëria dhe Austria rivendosën marrëdhëniet diplomatike, të cilat ishin vendosur 94 vjet më pare, në vitin 1922. Ne ministrine e jashtme, ne nje sesion te posacem me akademike e diplomate, ne pranine e zv ministres Barbullushi dhe ambasadorit austriak ne Tirane Satler, eshte kujtuar kjo marredhenie qe shkon dhe pertej ketij shekulli. Sic kujtuan folesit marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe austriakëve jane fiksuar me qendrimin mbeshtetes te rendesishem te perandorise Austro- Hungareze, sidomos ne shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Pas viteve ’90 kjo mbeshtetje ka qene vecanerisht ne stabilitetin e Shqiperise per vete dhe ne rajon dhe se fundmi ne proceset konkrete te integrimit europian. Gjuhetare e studiues kujtuan kontributin e albanologeve austriake ne studimin e shqipes dhe kultures shqiptare.