KRYEFAQJA » LAJME » Fier, arrestohet autori i aksidentit në Kavajë

Fier, arrestohet autori i aksidentit në Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Artijan Isaj, 46 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier. Arrestimi u krye pasi ditën e djeshme Isaj është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier dhe ka bërë kallëzim penal për vjedhjen e makinës së tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 250 KG. Por makinën e këtij shtetasi e kishte marë djali i vet, Panajot Isaj që bashkë me shokun e tij, Marsel Sadiku janë nisur për në Tiranë. Në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, ditën e djeshme rreth orës 12:00, shtetasi Marsel Sadiku duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz” me targa AA 250 KG ka bërë aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur mjetin. Nga hetimet del e provuar se shtetasi Artijan Isaj kishte dijeni për veprimet e mësipërme dhe me qëllim e keqdashje ka bërë kallëzim për të fshehur provat e krimit.