KRYEFAQJA » LAJME » Fier, debate për ndërtimin e impiantit të mbetjeve
fier, keshilli bashkiak, luan baci, armando shehu, ndertimi i impiantit, impianti i mbetjeve

Fier, debate për ndërtimin e impiantit të mbetjeve

Pas protestës së banorëve të zonës së Plykut në Fier, për mos ndërtimin e impiantit të mbetjeve, çështja është shoqëruar me debate të ashpra edhe në këshillin bashkiak. Luan Baçi përfaqësues i këshilltarëve të djathtë, në emër të qytetarëve të zonave ku do ndërtohet impianti kerkoi tërheqjen e kompanisë. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka pranuar propozimin e opozitës për ngritjen e një komisioni prej 7 antarësh për studimin dhe paraqitjen e 10 vendodhjeve ku do të ndërtohet impianti i mbetjeve urbane. Këshilli bashkiak i Fierit pritet të mblidhet sërish këtë të premte për këtë çështje.