KRYEFAQJA » LAJME » Fier, gati 1500 legalizime
Fier, gati 1500 legalizime

Fier, gati 1500 legalizime

Zyra e Agjensisë së legalizimeve të qytetit të Fierit ka gati 1500 legalizime të cilat do te shkojnë në duart e vetëdeklaruesve. Drejtuesi i agjencisë së legalizimit, dhe urbanizimit të zonave informale në rajonin Fier, Ervin Bushi, është shprehur se deri tani është mundur të kryehet një punë e madhe në të gjithë qarkun në përpunimin e të dhenave të të gjitha dosjeve të vetdeklarueseve, apo gati 50-70 % e të gjithë vetdeklarimeve të kryera prej fillimit të këtij procesi .

Në total në qarkun e Fierit janë evidentuar rreth 32 mijë objekte dhe shtesa të vetedeklaruara ku gati 5500 prej tyre rezultojnë vetëm në qytet. Gjithashtu jane kryer 18000 evidentime të banesave të vetdeklaruara, të cilat janë azhornuar dhe hedhur në sistem në pritje të fazës për kalimin në pronesi.