KRYEFAQJA » LAJME » Fier, humb jetën punëtori i ndërtimit, ndalohen përgjegjësit

Fier, humb jetën punëtori i ndërtimit, ndalohen përgjegjësit

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela ku po punonte. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Fier. Ai u çua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetone. Policia ka ndaluar dy persona, sipërmarrësi dhe inxhinieri i Shoqërisë së Ndërtimit “AGBES”. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.