KRYEFAQJA » LAJME » Fier, kapen 81 doza kanabis dhe 3 persona të arrestuar
fier,81 doza kanabis dhe 3 persona të arrestuar

Fier, kapen 81 doza kanabis dhe 3 persona të arrestuar

81 doza kanabis dhe 3 persona të arrestuar. Ky është bilanci i operacionit të koduar “Speed” dhe të finalizuar nga Policia e Fierit. Të arrestuarët, të cilëve iu gjetë edhe një pistoletë model 56 dhe një krëhër me 7 fishekë, janë 21-vjeçari Fatos Kllogjeri, 22-vjeçari Ylli Tota dhe 23-vjeçari Blerim Cani. Këta shtetas u arrestuan pasi në vendin e quajtur “Autogrili”, në fshatin Poçem të Mallakastrës, u kapën në flagrancë me 76 doza kanabis, të cilat iu gjetën shtetasit Fatos Kllogjeri, një pistoletë tip TT model 56 me një krehër me 7 fishekë që iu gjetën shtetasit Ylli Tota, ndërsa nga kontrolli i banesës së shtetasit Blerim Cani u gjetën 5 doza të tjera kanabis.