KRYEFAQJA » LAJME » Fier: Projekte rikonstruksionesh
bashkia fier, 4 projekte, pallati i sportit, unaza e qytetit, rruga ramiz

Fier: Projekte rikonstruksionesh

4 projekte në qytetin e Fierit, e dy te tjerë në njësitë administrative, presin firmën e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për të nisur zbatimin. Rikonstruksioni i rrugës “Ramiz Aranitasi”, ndërtimi i pallatit te sportit, tregut të ri të qytetit, përfundimi i unazës së qytetit si dhe ndërtimi i rrugës Daullas- Grecalli- Mujalli dhe rruga e Pishporosë, janë projektet më të fundit të bashkise Fier për përmiresimin e infrastrukturës.

Ndër projektet më të rëndësishme është rikonstruksioni i rrugës “Ramiz Aranitasi” me gjatësi 800 m.

Në këtë aks rrugor zhvillojnë aktivitetin rreth 200 subjekte private që me rikonstruksionin e plotë të rrugës pritet të marrin nje zhvillim më të mirë.