KRYEFAQJA » LAJME » Fier, votime për kryetarin e PS-së
Fier, votime për kryetarin e PS-së

Fier, votime për kryetarin e PS-së

Nga Fieri nis sot procesi i zgjedhjes së kryetarëve të PS për 61 bashkitë e vendit. Sot , anëtarët e asamblesë së kësaj force politike për qarkun Fier, do të zgjedhin 4 kryetarë, në bashkitë , Fier, Mallakastër, Patos e Roskovec. Në Fier pas tërheqjes së Ervin Bushit dhe Andius Olldashit, në garë për vendin e kryetarit është vetëm Gentiana Cakrani, në Roskovec përballë njëri- tjetrit janë Maks Goga e Ermira Buzi, në Patos Klajdi Alisinani, ndërsa në Mallakastër kandidate janë po dy femra Xhuljana Ymeri dhe Mbarime Isufaj aktualisht nën/prefekte. Zgjedhja e kryetarëve të rinj të PS do të bëhet përmes votes së anëtarëve të asambleve në bashki. Asambleja e Bashkisë së madhe Fier numëron rreth 190 anëtarë, Mallakastra 74, Patosi 53 anëtarë dhe Roskoveci 51 anëtarë. Procesi i votimit fillon në ora 17.00 .