KRYEFAQJA » LAJME » Fier fillon ndërtimi i kolektorit të nëndheshëm për ujërat e zeza
Fier,Banorët e 3 lagjeve më të populluara, kolektor të nëndheshëm për ujërat e zeza

Fier fillon ndërtimi i kolektorit të nëndheshëm për ujërat e zeza

Banorët e 3 lagjeve më të populluara në qytetin e Fierit, Kongresi i Përmetit, Konferenca e Pezës dhe 29 Nëntori, për herë të parë do të kenë një kolektor të nëndheshëm që do të rehabilitoj ujërat e zeza. Kjo vepër me gjatësi 700 metër dhe me vlerë 4 milion euro është financuar me fondet e qeverisë shqiptare. Për drejtuesin e ujësjellës kanalizimeve të Fierit, ky investim është vetëm fillimi pasi e njëjta praktikë do të ndiqet me të gjitha zonat e banuara të qytetit.

Punimet parashikohen të kryhen në harkun kohor të dy muajve ndërsa më pas pritet që i gjithë financimi të përmbyllet në mars të vitit të ardhshëm, me shtrirjen e këtij kolektori në rrugën Ramiz Aranitasi.