KRYEFAQJA » LAJME » Fieri, së shpejti me një park qëndror
parku i fierit, nisin punimet, fier park

Fieri, së shpejti me një park qëndror

Ka nisur zbatimi i punimeve për Parkun Qëndror të qytetit të Fierit, i cili do të shtrihet në një sipërfaqje prej 2.3 hektarësh. Ky është një investim ndoshta nga më të mëdhenjtë realizuar ndonjëherë në këtë qytet, financim i cili kap shifrat e 4 mln €. Vepra është konceptuar si zemra e qytetit dhe ku merr jetë zhvillimi i tij. Pjesa qendrore e parkut mbetet godina e vjetër gati 90 vjecare që ndodhet ne këtë shesh. Edhe pse dikur një fabrikë e miellit (deri ne vitet 90) ajo është ideuar që të shëndrohet dhe të shërbej si qendër kulturore aristike për të rinjtë. Komuniteti fierak vlerëson këtë investim duke ndryshuar pamjen qytetit te Fierit.

Parku i Fierit parashikon nje mjedis te gjelberuar dhe kreativ për cdo moshë. Një vitë më parë nisi bashkë me idenë e ndërtimit të parkut edhe lirimi i hapsirës prej objekteve pa leje ndërtimi. Rreth 14 prej tyre morën vlerat e shpronësimit ndërsa të tjerat u egzekutuan me prishje.