KRYEFAQJA » LAJME » Fier:Policia arreston Denis Zaken,vrau kushëririn
Fier:Policia arreston Denis Zaken,vrau kushëririn

Fier:Policia arreston Denis Zaken,vrau kushëririn

Merret për të dëshmuar për vrasjen e kushëririt në Greqi, por arrestohet si vrasësi i tij. Është kjo historia e Denis Zakes, 26 vjeç lindur në Lushnjë e banues në Durrës, i cili përfundoi në prangat e policisë Fier. Në më pak se 24 orë falë punës së specialistëve të Sektorit të Hetimit të Krimeve të Rënda në policinë Fier dhe bashkëpunimit me Drejtorinë për Krimet e Rënda dhe Interpol Tirana si dhe autoritetet greke, u arrit të zbardhet vrasja në Greqi e Vladimir Murrizit. Autori i vrasjes së bashku me babain e kushëririt bëri kallëzim në Policinë e Fierit se i kishin vrarë kushëririn në Greqi. Por pas marrjes në pyetje të Zakes dhe katër personave të tjerë që kishin dijeni për veprën penale, kqyrjes së telefonave, tabulateve, SMS-ve dhe rrjeteve sociale me të cilët kishte komunikime u arrit në përfundim se ishte shtetasi Denis Zaka, kushëriri i parë i Vladimir Murrizit, vrasësi i tij. I vendosur para provave kontradiktore për ato që kishte deklaruar, Zaka pranoi se ai e kishte kryer vrasjen e kushëririt të tij, shtetasit Vladimir Murrizi, duke dhënë shpjegime të hollësishme për motivin, mjetin me të cilin kishte realizuar vrasjen, dhe vendin ku e kishte fshehur kufomën në Greqi.

Në njoftimin e policisë thuhet se vrasja është kryer për shkak të marrëdhënieve familjare, por pa dhënë hollësi të tjera.