KRYEFAQJA » LAJME » FIFA: Ali bin al-Hussein paraqet kandidaturën
FIFA: Ali bin al-Hussein paraqet kandidaturën

FIFA: Ali bin al-Hussein paraqet kandidaturën

Princi jordanez Ali bin al-Hussein ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tij për president të FIFA-s.

“Kam besim që FIFA të dalë nga kjo gjendje e keqe në të cilën ndodhet dhe se do të mund ta regullojë emrin e vet dhe të bëhet një organizatë që të mund të shihet me respekt”, tha al-Hussein.

Ali bin al-Hussein e kishte paraqitur kandidaturën e tij për president të FIFA-s edhe në majin e shkuar kur u mund nga presidenti në detyrë, Joseph Blatter.