KRYEFAQJA » LAJME » FIFA diskuton për një Botëror më të zgjeruar
FIFA diskuton për një Botëror më të zgjeruar

FIFA diskuton për një Botëror më të zgjeruar

Sot dhe nesër në Këshillin e FIFA-s që mbahet në Zyrih do të diskutohet se si do të ndryshohet formula e Botërorit. Ndër propozimet e ndryshme pëlqehet më shumë ai i presidentit Gianni Infantino për një Botëror me 48 skuadra. Bëhet fjalë për një analizë të parë, sepse vendimi përfundimtar merret në vitin që vjen.

Është edhe mundësia për një Botëror me 40 skuadra, por ky numër do të krijonte probleme dhe do ta fuste në një rrugë të vështirë drejt fazës finale. Ndërsa me 48 skuadra mund të jenë 16 koka serie, që hyjnë drejt për drejt në grupe, ndërsa 32 të tjerat do të përballen në një play-off me eliminim të menjëhershëm, dhe që do të mbahen në vendin pritës të Botërorit. Sidoqoftë, edhe sikur të kalojë si propozim, nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2026.